Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë në rrugën “Ali Vitia”, ku sipas policisë, dyshohet se deri te rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
Sipas policisë, i dyshuari e ka sulmuar me thikë vjehrrin e tij, i cili nuk iu ka përballuar plagëve të marra dhe i njëjti ka vdekur në QKUK.
“I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.