Pika për ndërrim të dokumenteve personale pa termin në Stacionin policor “Prolet” në Shkup do të punojë sot dhe nesër nga ora 08:00 deri në 16:00.

Siç njoftojnë MPB-ja, qytetarët që duan të ndryshojnë dokumentet personale në këtë pikë mund ta bëjnë këtë pa caktuar termin paraprak.

Nga ora 08:00 deri në 16:00 sot do të jenë të hapura edhe sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektet e RTVM dhe Beko.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume