Një rast i pakëndshëm i ka ndodhur një polici nga Maqedonia e Veriut. Ai është vetëplagosur, teksa ka qenë duke e pastruar armën zyrtare në shtëpinë e tij. Si pasojë e plagëve të marra, ka përfunduar në spital.
“Më datë 23.11.2023 në ora 10.30 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë e tij, gjatë pastrimit të armës zyrtare, G.A.(46) nga Shkupi, nëpunës policor ka shkrepur me armë dhe ka shkaktuar plagë në këmbë. Ai është sjell në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në buletinin e MPB-së.