Presidenti palestinez Mahmoud Abbas përshëndeti marrëveshjen e pengjeve të arritur nga Izraeli dhe Hamasi nën ndërmjetësimin e huaj, e cila përfshin një pauzë katërditore të armiqësive, por bëri thirrje për një armëpushim të plotë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve palestineze Wafa.
“Presidenti Mahmoud Abbas dhe lidershipi mirëpresin marrëveshjen e armëpushimit humanitar dhe vlerësojnë përpjekjet kataro-egjiptiane që janë bërë dhe rinovojnë thirrjen për një ndërprerje gjithëpërfshirëse të agresionit izraelit kundër popullit palestinez dhe hyrjen e ndihmave humanitare”, tha sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Husein Al-Sheikh sipas kësaj agjencie, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv
Abbas bëri thirrje për një “zbatim më të gjerë të një zgjidhjeje politike të bazuar në legjitimitetin dhe ligjin ndërkombëtar, që çon në fundin e pushtimit dhe arritjes së lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të popullit palestinez”, tha Al-Sheikh, transmeton Klankosova.tv.