Numri i të punësuarve në industri në shtator të këtij viti, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, është rritur për 2.4, bëri të ditur Enti Shtetëror të Statistikës

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët shënon rënie për 1.6%, në sektorin Industria përpunuese ka rritje nga 3.1 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 5.1 %.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri, shënon rritje tek Produktet kapitale për 15.7 % derisa rënie u vërejt tek Energjia për 4.3 %, Produktet intermediare, përveç energjisë 3.7 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.7 % derisa te Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë është në nivel të njejtë.

Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar-shtator të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2022 është më i madh për 1.1 %