“Dimri po afrohet, e me këtë po rriten edhe sfidat e qytetarëve. Në një kohë kur inflacioni ende është në shifra relativisht të larta, qytetarët ngrejnë shqetësimet për rritje të mundshme të çmimit të ngrohjes qendrore, e me këtë edhe të faturave të energjisë elektrike”

Të anketuarit nga TVM2 thonë se si zakonisht sezoni i dimrit gjeneron më shumnë kosto për qytetarët.

Shprehen të shqetësuar nga paralajmërimet e disa ditëve më parë të kryeministrin Kovaçevski i cili kishte thënë se nëse nuk zgjidhet çështja e taksës bullgare për gazin natyror, mund të rriten për 20% çmimet e enrgjisë elektrike.

“Rritje ka çdo muaj thuajse të energjisë elektrike. Si po përballoni? Shumë me vështirësi të mëdha”.

“Nuk ma merr mendja se kan me rrit shumë, ndoshta deri në 10%, ndërsa nëse e rrisin më shumë bëhet vështirë për ata që nuk kanë, unë jam pensionist, e marrim me rregull”.

“Jemi të shqetësuar, por nuk e dijmë, por besoj se do të ketë. Shkurt e shqip nuk jemi duke shkuar ka e mira. Ngritja e çmimeve është katastrofë, mezi ja dalim”.

“Do të jenë shumë më të larta faturat se vitin e kaluar” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.

Por nga ana tjetër institucionet kompetente i bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, pasi nuk do të ketë rritje të ngrohjes qendrore. Madje për disa konsumatorë paralajmërojnë edhe ulje.

“Komisioni rregullator për energjtikë solli vendime me të cilat në cilat në fakt u bë një rritje prej vetëm 5.41% e çmimit final të cilin e paguajnë konsumatorët që furnizohen nga ana e EMV-së. Bëhet fjalë për rreth 58 mijë konsumatorë në qytetin e Shkupit dhe në qoftë se shohim një faturë mesatare të nxemjes qëndrore prej 1800 denarë do të kishim shtesë prej 80 denarë. Konsumatorët që furnizohen nga MV-energetik kanë një ulje të çmimit të ngrohjes një ulje tëvogël kurse konsumatorë nga Shkup-Veri kanë një të çmimit prje 30% si rezultat i asaj që Komisioni rregullatorë për të mbrojtur konsumatorët gjatë përcaktimit të çmimit nuk mori parasysh disa elemente”. – u shpreh anëtarja e Komisionit Rregullator për Energjetikë, Merita Dema.

Çmimi i gazit natyror nuk ka ndikim aspak në çmimin e ngrohjes qendore, njofton drejtori i “Nomagas”, Bajram Rexhepi.

Sa i përket taksës bullgare për gazin rus ai tha se po shqyrtohen alternativa të tjera.

“Kemi kërkuar nga operatori bullgar i transmisionit ashtu si edhe nga ‘Energy Comunity’ që të liron kapacitete të tjera të nevojshme që të mund përveç gazit rus ne të sjellim edhe gaz tjetër sepse aktualisht përveç gazit rus në Maqedoni mund të përdorim rreth 30 % të kapacitetit gas që vjen nga burime tjera të furnizimit dhe ajo që kemi bërë ne kemi alarmuar të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare që të mund në periudhën në vazhdim të lirohen edhe kapacitete tjera rreth 200 m- kub në nivel vjetorë që të mund tëkemi pavarsi tëplotënga gasi rus”. – deklaroi Drejtori iI “Nomagas”, Bajram Rexhepi.

Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, KRE do të vendos për çmimin e ri të energjisë nga 1 janari, mirëpo siç thonë nga këtu më 1 dhjetor do të futet tarifa e lirë e energjisë elektrike, e cila pritet të ul vlerën e faturave të energjisë elektrike.