Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgija Sajkoski, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nëse vijnë në pushtet do ta përmirësojnë propozimin francez.

“Edhe nëse ndryshojmë Kushtetutën, nga sa shohim në raport nuk ka asnjë përmirësim, sepse ka një shkallë të lartë të korrupsionit. Qëndrimi ynë është i qartë, me marrëveshjen e vitit 2017, kryeministri i atëhershëm i Bullgarisë dhe Maqedonisë kanë nënshkruar një marrëveshje me të cilën në këtë marrëveshje për Maqedoninë, është nënshkruar ajo marrëveshje, është duke u zbatuar, Komisioni nuk e dimë se çfarë po bën. Është për të ardhur keq që marrëveshjet e bëra nga qeveria e kaluar duhet të përmirësohen”, thotë Sajkoski, përcjell PRESSonline.al

Sipas tij, ky nuk është kushti i vetëm për fillimin e negociatave, por ajo që theksohet në raport është përmirësimi i kushteve.