Sipas raportit të Komisionit Evropian, vendi vazhdoi të luante një rol aktiv në menaxhimin e flukseve të përziera të migracionit. Komisioni Evropian njeh të gjitha aktivitetet e kryera në kufirin jugor për parandalimin e migrimit ilegal dhe kontrabandimit të migrantëve, si dhe vlerësohen të gjitha përpjekjet shtesë të bëra për të siguruar kushte elementare të jetesës dhe shërbime për të gjithë migrantët në Maqedoninë e Veriut, tha ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Në profilin e tij në Facebook, ai thekson se marrëveshjet e ripranimit dhe protokollet e zbatimit të nënshkruara me tetë shtete anëtare të BE-së vazhdojnë të zbatohen dhe katër marrëveshje shtesë janë në negocim.

“Përveç kësaj, Maqedonia e Veriut ka marrëveshje dypalëshe për ripranim me tetë vende që nuk janë anëtare të BE-së, dhe gjashtë marrëveshje të tjera janë duke u negociuar. Në Raport pozitiv është vlerësuar edhe bashkëpunimi me vendet fqinje, shkruan Spasovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume