Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët me presidenten Osmani, ka thënë se është e rëndësishme të ketë pasoja pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Sigurisht NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit, për këtë arsye është Policia e Kosovës dhe EULEX-i. Do t’i ngris këto çështje në takimin e nesërm në Serbi, dhe pres ata që ata që janë përgjegjës për këtë dhunë të mbahen përgjegjës, ky ka qenë mesazh i NATO-s, mesazhi im qe nga maji dhe është përsëritur dhe pas dhunës në shtator. Është e rëndësishme të ketë pasoja të bëjmë çkado që mundemi që kjo lloj dhune nuk do të përsëritet edhe njëherë”, tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume