Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha për gazetën LAJM, se vendi i lirë në Komisionin Shtetëorë të Zgjedhjeve (KSHZ) i takon partisë së tij, e cila në zgjedhjet e vitit 2020 doli e dyta në bllokun politik shqiptar, me tetë deputetë.

“Ne mendojmë se neve na takon anëtari i opozitë në KSHZ sepse anëtari i KSHZ-së zgjidhet prej partisë që është e dyta prej shqiptarëve në zgjedhjet e 2020. Në ato zgjedhje me 8 deputetë, Aleanca për Shqiptarët ka më së shumti deputetë dhe shpresoj që ai vend përsëri t’i takojë Aleancës për Shqiptarët”, tha Taravari për gazetën LAJM.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume