Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së që do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut që është planifikuar të mbahet për të enjten.
Kjo u bë pas paralajmërimit të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili tha se planifikon që të marrë pjesë.
Njoftimi erdhi një ditë pasi Bullgaria tha se do të hapë hapësirën e saj ajrore për ministrin rus, duke bërë një përjashtim diplomatik që qiejt evropianë të mbyllen ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë.
“Dmytro Kuleba do të bojkotojë takimin ministror të OSBE-së lidhur me vendimin për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrov”, i tha AFP-së zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kievit, Oleg Nikolenko, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut aktualisht mban kryesimin e radhës të organit evropian të sigurisë.