Analisti Politik dhe profesori Visar Ademi përflitet se do të jetë kryetar i partisë më të re në Maqedoni e cila pritet të hapet këto ditë. Partia e Albin Kurtit Vetvendosja do të themelohet në Maqedoni ku kryetar mund të jetë Visar Ademi, mëson TS.

Këtë nisje të themelimit të VV-së së Kurtit në Maqedoni e ka inicuar këshilltari i tij për Maqedoni, Bekim Qoku.

Siç dihet deri tani, Albin Kurti ka një simpati të madhe në Maqedoni, por nuk dihet nëse do të ketë mbëshetetje VV-ja me figura nga Maqedonia.

Vlen të theksohet se Albin Kurti hapi parti edhe në Shqipëri, por dështoi duke mos fituar asnjë ulëse në Kuvendin e Shqiprësë.

Ndryshe në Maqedoni ditëve të fundit janë hapur shumë parti politike ndër më të rejat janë, partia e Skender Rexhep Zejdit, Lëvizja Populli, PDE-ja e Arjanit Hoxhës, LD-ja e Izet Mexhitit dhe pritet që ish deputeti i PDSH-së, Orhan Ramadani të hap parti. Ndërsa partitë e vjetëra janë BDI-ja e Ali AHmetit, BESA e Bilall Kasamit, ASH-ja e Arben Taravarit, Alternativa e Afrim Gashti dhe PDSH-ja e MEnduh Thaçit./TS/