Pas shumë premtimve nga komuna e Tetovës dhe nga kompania EKOLOG se do të ndërtojnë stadiumin e Tetovës, sot gazetari i TS, ka pyetur Lazim Destanin se a do të ndërtojë kompania e tij stadiumin e shumë pritur nga tetovarët.
Ai për TS u shpreh se sot nuk është tema për stadiumin, por së shpejti do të informojnë qytetarët se
” ne do të kemi një takim shumë shpjet, një koferencë për stadiumin edhe aty do të folim më shumë. Nuk dua të dal para tjerëve që është në përpunim e sipër, për atë do të ketë një lajm shumë shpjetë se a do ëbëhet, kur do bëhet dhe si do bëhet” u shpreh Destani pa cekur se a do të konkurojë si kompani për të marrë tenderin për ndërtimin e stadiumit të Tetovës” u shpreh për TS, Lazim Destani.
Vlen të theksohet se kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ditë më parë u shpreh se stadiumin e Tetovës nuk e ndërton as Qeveria e as Ecolog, por stadiumin e Tetovës e ndërton komuna e Tetovës./TS/