Aksident në Maqedoninë e Veriut, vdes shoferi dhe lëndohet një tjetër
Një i vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot pasdite në rrugën Negotinë-Kavadar, në afërsi të fshatit Marenë.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë tre makina, kur për njërin shofer ka qenë me fatalitet duke humbur jetën në vendin e ngjarjes dhe një tjetër ka mbetur i lënduar, dhe dy të tjerë të përfshirë në aksident janë pa lëndime, njofton TS.
Siç informojnë nga Shtëpia e Shëndetësisë në Negotinë, një person ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një tjetër është lënduar dhe po ekzaminohet në spitalin e Kavadarit.
Më herët edhe SPB Veles ka konfirmuar aksidentin dhe ka thënë se ka ndodhur në afërsi të fshatit Marenë.