Protesta e paralajmëruar para ndërtesës së Komunës së Tetovës kundër kryqit në Kodrën e Diellit nuk pati jehonë pozitive.

Lideri i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angelov, ka falënderuar qytetarët Shqiptarë.

“Në protestën e sotme të paralajmëruar në Tetovë kundër kryqit në Kodrën e Dilelit, nuk u paraqit thuajse askush. Falënderoj bashkëqytetarët Shqiptarë që nuk mbështetën rrënimin e kryqit dhe me këtë treguan respekt ndaj ndjenjave tona fetare.
“Për shtetin, për Maqedoninë, për Maqedonasit, Shqiptarët dhe gjithë qytetarët tjerë, më mirë do të ishte sikur në “betejën” e ardhshme politike nuk do të keqpërdoren ndjenjat fetare dhe marrëdhëniet ndëretnike. I bëj thirrje Kryetari të Komunës së Tetovës që ta shfuqizojë vendimin e jashtëligjshmë e provokativ për heqjen e kryqit” – shkruan Stojançe Angelov.