Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot komentoi futjen e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev në listën e zezë të SHBA-ve. Kovaçevski tha se i njëjti asnjëherë nuk ka qenë pjesë e LSDM-së, ndërsa theksoi se institucionet tona e kanë për detyrim që të hulumtojnë çdo rast për punën e cilitdo zyrtar.

“Zotëria i përmendur asnjëherë nuk ka qenë anëtar i LSDM-së, as nuk është ndjerë si anëtar i LSDM-së. Unë me sa di, ai ka qenë propozim i Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe kryetarit të tij, megjithatë këtë duhet ju që ta konfirmoni sepse unë në atë kohë nuk kam qenë pjesë e Qeverisë”, tha Kovaçevski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume