Mbrëmë në zonën e Aerodromit, pranë një shkolle fillore, policët e stacionit policor të Aerodromiti kanë privuar nga liria N.N.(28) nga Shkupi, pasi rreth orës 17:30 në një barnatore, ka kërcënuar punonjësin dhe ka marrë para.

 

“Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në stacionin policor dhe i janë gjetur paratë e sekuestruara nga krimi të cilat do t’i kthehet pronarit”, tha MPB.

 

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “grabitje”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume