Solo artisti i mirënjohur nga Shkupi, Mustafa Imeri-Tafa, nga sot është pjesë e Lëvizjes Demokratike. Anëtarësimi në LD i këngëtarit të njohur, u bë në kuadër të iniciativës për kyçjen e kuadrove profesionale në parti.
Mustafa Imeri është shef katedre i paraleleve shqipe në Shkollën fillore dhe të mesme të Muzikës në Shkup ‘Ilija Nikolovski Luj’, ndërsa në LD do të jetë i angazhuar në Departamentin e Kulturës, e së bashku me ekipin e artistëve të tjerë do të punojë në zhvillimin e programit të Kulturës në Lëvizjen Demokratike.