“Në mungesë të projekteve kapitale dhe reale për qytetarët e Tetovës, Bilall Kasami vazhdon paturpësisht të përvetësojë projektet për Tetovën, të inicuara, projektuara dhe realizuara Bashkimi Demokratik për Integrim.
Projekti për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Falisht, është projektuar në vitin 2013, dhe paraqet projektin më të madh IPA, që deri atëherë e kishte fituar ndonjë komunë në Maqedoninë e Veriut.
Në vitin 2014, Komuna e Tetovës (e udhëhequr nga BDI) aplikon në thirrjen IPA, dhe bashkë me komunat Manastir dhe Strumicë, arrin që të fitojë në thirrjen për sigurimin e 33 milion eurove për ndërtimin e këtij impianti.
Në vitin 2019, Komuna Tetovës siguron mjete ne vlerë prej 2 milion euro (ku më shumë se gjysma janë mbështetje nga projekti i UNOPS) për të pastruar deponinë për materiale inerte në lokacionin ku parashihet të ndërtohet Sistemi i kolektorëve për filtrimin e ujërave të zeza.
Pastrimi i kësaj deponie ishte kusht që të vazhdohen me tutje procedurat për ndërtimin e këtij Impianti, dhe këtë ne si BDI realizuam me sukses.
Procedurën e prokurimit për këtë projekt konform rregullave për shfrytëzim të mjeteve IPA nga Bashkimi Evropian, e realizon zyra e Financimit qendror dhe kontraktimit pranë Ministrisë së Financave.
Njoftojmë qytetarët se sa i përket këtij por edhe të gjithë projekteve të tjera, Bilall Kasami dhe klika përreth tij janë thjesht SPEKTATORË, dhe kontributi i tyre real në këtë projekt është ZERO.
Aplikimi në thirrjet IPA, është një problematikë e cila kërkon shumë njohuri, procedura të përpikta dhe lobim ndërkombëtar, aftësi të cilat Bilall Kasami dhe grupi i tij nuk i posedojnë.” thonë nga BDI