Me datë 17 qershor 2019 ish kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arfi bashkë me ministrin Bujar Osmani dhe me përfaqësues nga ambasada Norvegjeze promovuan projektin më të madh nga IPA me vlerë prej 30 milionë euro për ujrat e zeza.

Në fshatin Falish të Tetovës në vitin 2019 është  bërë pastrimi i deponisë dhe po në këtë vend do të ndërtohet stacioni i filtrimit të ujërave të zeza të komunës së Tetovës.

Ky projekt është projekt i Qeverisë së Maqedonisë së veriut ku ditë më parë Ministria e Financave bashkë me Ministrinë e Ekologjisë kanë hapir tenderin ndërkombëtarë për të realizuar Stacion Flitrimin për ujrat e zeza në fshatin Falish.

Nga ana tjetër dje kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami promovoi si projektin e tij duke mashtruar edhe një herë tetovarët.

“Të nderuar qytetarë, sot jemi këtu për të dhënë lajmin më të rëndësishëm për qytetin dhe qytetarët e Komunës së Tetovës, lajmin që ka të bëjë me projektin madhor, projektin në kuadër të programeve IPA 2, të kornizës buxhetore 2014-2020, që përfshin ndërtimin e sistemit për ujërat e zeza. Kjo nënkupton rrjetin primar dhe sekondar për qytetin si dhe rrjetin primar dhe sekondar deri në kyçje të qytetarëve për fshatrat Xhepçisht, Poroj, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falisht”, tha Kasami.