Deputeti shqiptar i cili vjen nga Çashka Muhamed Kadriov kishte disa ditë që nuk ishte prononcuar në media në lidhje me problematikën e nxënësve shqiptar dhe paraleles shqiptare në Çashkë dhe në paraqitjen e tij të parë në TV21 Kadriov si duket u pozicionua në një vijë me prindërit Maqedonas në këtët komunë. Ai fajin ia hedh Ministrit Jeton Shaqiri ndërsa aspak nuk potencon se nxënësit kanë të drejtë apsolute për të mësuar në gjuhën e tyre amtare ndërsa thekson se duhet të bëhet një shkollë e veçantë për shqiptarët në këtë zonë ndërsa e gjitha kjo tollovi sipas tij paska ardhur për shkak të marrjes së kompetencave.

TS nesër do të qëndroj në Çashkë për të parë nga afër situatën e krijuar

 

Për video kliko KËTU