Dy automjete të tipit “Ford” dhe “BMW” me targa të Shkupit, pronë e V.B. nga Shkupi, janë djegur në zonën e Gazi Babës.

Siç informon MPB-ja, rasti është raportuar sot në ora 04:05 në SPB Shkup.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar.

“Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB Maqedoni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume