Rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli” në Fier është vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Elton Javori. Ai kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe familjarët e viktimës, në lot, të tronditur.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume