Maqedonia e Veriut nuk ka mundësi të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare me Unionin dhe të hapë kapitujt e negociatave pa përmbushur kushtin e propozimit francez, vendosi Këshillit Evropian. I bën thirrje vendit tonë që të përshpejtojë procedurën e ndryshimeve kushtetuese.
“Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfundojë fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut sapo të ketë zbatuar zotimin e tij për të përfunduar ndryshimet kushtetuese, siç përmenden në konkluzat e Këshillit të 18 korrikut të vitit 2022, në përputhje me procedurat e tij të brendshme”.
Një JO nga Brukseli për vazhdimin e procesit eurointegrues erdhi edhe për Shqipërinë, e cila pretendohet se u bllokua nga Greqia. Megjithatë, botërisht dihen deklaratat e zyrtarëve të lartë të BE-së se janë kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në këtë proces.
Vendimi pozitiv i Këshillit Evropian shkoi për Ukrainën dhe Moldavinë, me të cilat BE-ja vendosi të hapë negociatat e pranimit. Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, e quajti këtë vendim historik, ndërkaq presidenti ukrainas, Zelenski, porosi për Putinin.
“Një nga liderët nuk u pajtua me pakon e bisedimeve për Ukrainën. Kjo do të thotë se përkrahja u shpreh nga 26 liderët. Vlerësoj se dërguam sinjal të fuqishëm tek ukrainasit, sepse përskaj bisedimeve me Ukrainën, të njëjtën e bëmë edhe me Moldavinë. Ky është një vendim historik.”, – theksoi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, përcjell PRESSonline.al
“Rezultat i shënuar për Ukrainën dhe tërë Evropën. Hapi i radhës është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.”, – u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, përcjell PRESSonline.al
Këshilli Evropian gjithashtu shpërbleu Gjerogjinë me statusin e vendit kandidat, ndërkaq me Bosnjë dhe Hercegovinën do të hap bisedimet sapo të arrihet shkallë e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit.