Institucioni publik Parkut Kombetar “Mali Sharr” dhe ShMP “Jahja Kemal” nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim

Drejtori i Institucionit Publik Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari dhe Drejtori i ShMP “Jahja Kemal” Ismail Erdil nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim.
Bashkëpunimi i palëve i përcaktuar me këtë Memorandum, veçanërisht i referohet:
· aktivitete edukative për të gjithë vizitorët dhe grupet e synuara për të përjetuar vlerat e parkut kombëtar,
· ofrimin e informacionit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat natyrore dhe kulturore,
· edukimin për qëllime të zonimit të sipërfaqeve të mbrojtura, kufizimet dhe masat mbrojtëse,
Dhe me qëllim Informimi, ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut nga Plani i menaxhimit të Institucionit Publik Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, bazuar në vlerat e Sh.M.P “Jahja Kemal”֕ :
ofrimi i arsimit cilësor dhe modern, besnikërinë ndaj vlerave etike, respektimi i vlerave kulturore, si dhe misionin e shkollës për të edukuar nxënësit në individë të lumtur dhe të suksesshëm që do të kontribojnë në gjithë shoqërinë.
Gjithashtu, të dy institucionet ranë dakord të bashkëpunojnë në aplikimin dhe zbatimin e projekteve shtesë që janë me interes të përbashkët. Nëpërmjet procesit të bashkëpunimit të përbashkët, të dy institucionet do të ndërtojnë një politikë dhe procedura reciproke që do të synojnë ngritjen e cilësisë së arsimit.