Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, konsideron se ky momentum është një mundësi e veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe duhet shfrytëzuar.
“Nuk duhet ta humbasim këtë moment, nuk kemi kohë për të pritur, duhet të shfrytëzojmë shansin për t’iu bashkuar frontit evropian ku të gjithë janë të përfshirë. Për të mos hyrë në tunelin e pritjes, që mund të humbasë kohë të çmuar për ne.” – tha Mariçiç në konferencën e organizuar nga Fondacioni “Kalevi Sorsa” me temën “Të shohim përpara në vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, duke shfrytëzuar momentin për zgjerim”.
Mariçiq u ndal te Plani i Rritjes, me të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor mund të fitojnë shumë, duke e quajtur atë një “vendim revolucionar për zgjerimin e Bashkimit Europian”.
“Me Planin e Rritjes, për herë të parë hapen mundësitë për përfshirje në programe në të cilat nuk jemi përfshirë më parë, gjë që mundëson edhe aksesin në asistencë financiare që do të mundësojë realizimin e reformave më të nevojshme për realizimin e procesit.” – theksoi Mariçiç.