Për tre nga pesë të arrestuarit gjatë ditës së djeshme dhe në lidhje me zhdukjen e 14-vjeçares Vanja, prokuroria kërkon masën e paraburgimit.

Nga aty bëjnë të ditur se prokurori publik ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e paraburgimit prej 48 orësh për të siguruar praninë e tyre deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shtohet se gjatë gjithë ditës po kryhen veprimet për sigurimin e provave.

Prokuroria Publike dhe MPB do ta informojnë opinionin sapo të krijohen kushte që nuk do të prishin procedurën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria njoftoi se të gjitha spekulimet që synojnë të kompromentojnë hetimin në këtë moment do të sanksionohen ashpër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume