Drejtoria e Doganave njofton se ka konfiskuar 50.600 euro në Aeroportin e Shkupit. Të njëjtat janë gjetur të fshehura në valixhen e një udhëtari që po vinte nga Stambolli.

“Janë konfiskuar 50.600 euro, të cilat pasagjeri në hyrje të shtetit nuk i ka paraqitur te doganierët në pikën doganore në Aeroportin e Shkupit. Pasagjeri që po udhëtonte nga Stambolli në hyrje vendosi të kalonte përmes “kanalit të gjelbër”, ku kalojnë njerëzit që nuk kanë asgjë për të deklaruar. Doganierët e përzgjodhën për kontrollë dhe në valixhen e tij personal u gjetën valuta në vlerë prej 60.600 euro. Sipas Ligjit për Punë me Deviza, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër me aktvendim gjyqësorë i janë marrë personit”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume