Nga Lidhja Europiane për Ndryshim (LEN) thonë se po vazhdojnë takimet mes Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe liderëve të opozitës shqiptare.

Orhan Murtezani nga Alternativa theksoi se ASH duhet të vendos sa më shpejtë nëse do t’i bashkohet opozitës, ose nëse do të shkojë në koalicion me pushtetin.

“Ashtu siç thanë edhe liderët në hapjen e zyrës së koalicionit, koha më është duke u përfunduar dhe ASH këtë vendim duhet ta merr sa më shpejt që është e mundur dhe të vendos nëse do të jetë me zërin e opozitës, pra me zërin e votuesve të vet, ose me BDI-në”, pohoi Orhan Myrtezani, zëdhënës i Alternativa.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume