LIVE nga Spitali i Tetovës. Bilanci i vrasjes në Çellopek, 2 të vrarë dhe 2 të plagosur.Dorasi transprtohet në Shkup

Sipas informatave zyrtare të TS, raportohet se vrasja në Çellopek të Tetovës ka ndodhur brenda një familje dhe janë vrarë dy persona ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

Jozyrtarisht thuhet se vrasja ka ndodhur për shkak të një vendparkimi.

Gazetari i TS, Nevrij Ademi po qëndron në vendin e ngjarjes për të raportuar për këtë vrasje.

Policia dhe prokuroria merren me zbardhjen e rastit./TS/