Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies, përvetësimi i shkathtësive dixhitale dhe kërkimi i sigurt në internet, janë disa nga përfitimet e pajisjeve të furnizuara TI për 40 shkolla fillore, përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avancimin e arsimit fillor, i cili financohet me mjete nga Banka Botërore.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon në dixhitalizimin e procesit arsimor, si një nga fokuset kryesore të reformës së sistemit arsimor kombëtar. Bëhet fjalë për trend global, të cilin po përpiqemi ta ndjekim, ndërsa  do të kontribuojmë në zhvillimin e shoqërisë dixhitale në vend.

 

Me përdorimin e pajisjeve të reja TI, nxënësit në shkollat ​​fillore do të zhvillojnë aftësi të reja dixhitale dhe është veçanërisht e rëndësishme që ata do të mbrohen nga përmbajtjet e papërshtatshme që do të kufizohen nga sistemi qendror i instaluar në kuadër të MASH-it.

 

Rikujtojmë se krahas pajisjeve informatike për shkollat ​​fillore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pajisur edhe kabinetet për lëndët nga grupi i shkencave shoqërore si historia dhe gjeografia me mjete të reja mësimore dhe ndihmëse ndërsa krejtësisht janë pajisur edhe kabinetet e shkencave natyrore  në të gjitha shkollat ​​fillore.

 

Investimi në arsim është  investim për të ardhmen. Kuadri i arsimuar dhe i kualifikuar mund të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë dhe mjedisit ku jetojmë. Çdo investim në procesin arsimor i kthehet shtetit dyfish.