Secili pren nesh para Vitit të Ri u shkruante urime ose një letër të afërmve, heronjve të vetë. Në prag të vitit të ndryshimeve po ju shkruaj një urim dhe një letër juve, bashkëqytetarëve të mi, sepse ju jeni heronjtë e mi, tha në video-paraqitjen e fundivitit kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, duke vazhduar:

“Ju duruat shumë, jo vetëm këtë vit, për rreth 30 vjet, me forcën dhe aftësinë tuaj i mbani familjet dhe shtetin. Ju jeni forca e Maqedonisë. Paaftësia e qeverisë është shkatërruese, problemet janë të mëdha, morali është nëpërkëmbur. Krimi dhe korrupsioni gërryejnë. Asnjëherë nuk ka qenë më keq. Ju bashkëqytetarët e mi meritoni më mirë.

Duke pasur respekt dhe besim të plotë tek ju, kërkoj besimin tuaj, që së bashku t’i tejkalojmë këto kohë të vështira. Është koha që drita të mposhtë errësirën, të kthehen shpresa, morali dhe buzëqeshjet.

Unë besoj tek ju. Është e natyrshme të kemi ndonjë dallim, por të gjithë kemi të njëjtin qëllim dhe ai qëllim na bashkon – ripërtëritje të Maqedonisë. Kemi forcë për suksese të madha dhe cilësi në 2024-ën për të krijuar një të ardhme ku çdo njeri do ndihet më mirë. Do të ketë një standard më të lartë, do të ketë rregull, do të ketë drejtësi, promovim të interesave kombëtare dhe shtetërore.

Veprat e mira, besimi tek njerëzit dhe tek Zoti dhe dëshira për ndryshim na japin motivim dhe forcë. Dhe e di që do ia dalim.

Viti 2024 do të jetë viti i ndryshimeve.

Dhe po, na pret shumë punë, por edhe një fitore të madhe për secilin prej jush!

Festoni festat me dashuri, ambient të këndshëm dhe humor të mirë. Kujtojini të gjithë ata që i doni dhe dëshironi urime të mira për të gjithë ata që njihni. Ju garantoj se po vijnë kohëra më të mira!

Bashkëqytetarë të mi, ju uroj shëndet dhe jetë më të mirë, shumë momente të bukura për ju dhe më të dashurit tuaj, shumë lumturi, gëzim dhe buzëqeshje.
Nga thellësia e zemrës sime, ju uroj ndryshime dhe të ardhme më të mirë.

Le të jetë 2024 një vit i lumtur dhe i suksesshëm!”.