Profesoresha nga Tetova Myqeme Rusi ka hedhur poshtë pohimet e publikuara në media se ajo i është bashkuar partisë së Izet Mexhiti.
Postimi i plotë:
Ndjej përgjegjësi të reagoj në lidhje me disa dezinformata që janë publikuar në disa portale ku thuhet se jam bashkangjitur me një subjekt politik.
Unë tërë jetën time, në momentet më kritike kam kontribuar për avancimin në çdo aspekt të popullit tim, me mundësitë që kam pasur ngaqë asnjëherë skam pasur funksion publik apo politik. Gjatë këtyre viteve aktivitetet e mija janë mirëpritur nga të gjithë, e ndërmjet tjerash edhe nga figurat politike, që sot udhëheqin parti politike qoftë në pozitë apo opozitë. Të gjithë liderët e partive politike i njoh nga aktivitete të ndryshme edhe kemi respekt të ndërsjellë.
Un nuk jam anëtare e asnjë partie politike. I përkrahi të gjithë ata që me sinqeritet punojnë për të mirën e përgjithshme të qytetarëve. Kontributi im gjatë tërë jetës ka qenë i tillë, gjithmonë jashtë nga politika.