Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Aggeler tha se në Maqedoninë e Veriut ka epidemi të korrupsionit, shkruan TV21. Aggeler theksoi se do të ketë emra të tjerë nga vendi ynë në të ashtuquajturën listë e zezë amerikane.

“Mund të ju siguroj të gjithëve se do të ketë emra tjerë. Nuk kam ndonjë kohë të caktuar, por siç e përmendëm në kumtesën tonë, ka epidemi të korrupsionit në këtë vend, dhe emrat do të vazhdojnë, deri sa kjo të adresohet”, tha Aggeler.

TV21: A është z.Angjushev emri i fundit për këtë vit?

“Nuk do të parashikoj se çfarë do të vendos Uashingtoni”, pohoi Aggeler.