Dje kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se prej sot opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut i shtohet edhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan TV21. Mexhiti thotë se Vetëvendosja do të jetë pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim.

“Do të thotë nga sot, LEN përbëhet nga katër parti politike. Do të thotë në këto 4 është edhe Vetëvendosja dhe tashmë edhe programin e punojmë bashkërisht, kjo zyre është e përbashkët edhe fushata do të jetë e përbashkët dhe do të jenë pjesë e e listave parlamentare, do të thotë do të jenë të përbashkëta, do të ketë anëtar, përfaqësues të Vetëvendosjes”, tha Mexhiti./tv21.tv

Ky është lajmi i ditës ku opozita e bashkuar LEN, e trimëruar nga kyçja e LVV (edhe pse jo e regjistruar si subjekt politik) hodhi fishekzjarrin e parë për opinionin e gjerë se në radhët e këtij koalicioni tashmë është bashkuar LVV, ku së bashku synojnë ta rrëzojnë DUI-n dhe Ali Ahmetin nga pushteti i gjatë prej dy dekadash ne krye të qeverisë së “drzhavës Severna”!

Por, sa janë gjasat reale që ky koalicion i qylaxhinjëve dhe kopromisaxhinjve të rastit ta rrëzojë DUI-n e Ali Ahmetit nga pushteti?
Praktikisht nuk kanë shumë gjasa edhe pse u lajmërua kyçja e LVV që përmes saj të tërheqin elektoratin shqiptar të votoj për opozitën e cila paraqet një grupim interesaxhinjësh siç është z.Mexhiti apo Kasami dhe Gashi, që kanë hyrë e kanë dalë nga qeveria saherë që ka dashur pushteti t’i mbajë pranë apo t’i debojë si limon i shtrydhur kur nuk i janë dashur.

Le të vijmë te lajmi i kyçjes së Vetëvendosjes brenda koalicionit opozitar shqiptar LEN, me të cilën këta trimat e dheut mburren para elektoratit shqiptar se LVV është pjesë e këtij koalicioni, ku me siguri do t’i vëndojnë emrat e deputetëve aktivistë të Vetëvendosjes në “drzhavën Severna”, në listën shumë emrore të këtij koalicioni se me emrin e Albin Kurtit dhe LVV mendojnë të përfitojnë nga rasti.

Të shpresosh është një gjë e mirë por të fitosh duhet të kesh këllqe!
LVV mund të ketë mbështetës në “drzhavën Severna” por, jo me ato figura të “konsumuara dhe jo revolucionare” që ajo do të përfaqësohet brenda këtij koalicioni në zgjedhjet e radhës.

Përballë makinerisë DUI opozita e bashkuar LEN, nuk premton shumë dhe nuk mund t’i bind shqiptarët se ata do ta sjellin ndryshimin.
Shumica e anëtarëve të këtij koalicioni e kanë provuar ‘lezetin’ e pushtetit por janë flakur tutje kur nuk i ka pëlqyer pushtetit si “shfalerka” të konsumuara.

Si mund t’i bindin qytetarët shqiptarë lëvizja xhonturke e Kasamit dhe e Gashit, se do ta sjellin ndryshimin nëse i votojmë ata?
Ata kanë agjenda të huaja dhe jo për interesa të shqiptarëve nga të cilët janë krijuar.
Përdorimi i emrit të LVV nuk i bën ata fitues për shkak të strategjisë dhe filozofisë politike që ata kanë.
Koalicioni LEN përbëhet nga parti të ndryshme dhe interesa të ndryshme që në këtë rast përballë kanë DUI-n e Ali Ahmetit, që ka ditur ta dredh me një makineri të tërë të aparatit zgjedhor që në ditën e zgjedhjeve janë aty në çdo qendër votimi, duke i sjellë me radhë militantët dhe pjesën e administratës shtetërore të votojnë për DUI-n!

Kjo opozitë i ka varur shpresat te Albin Kurti dhe Vetëvendosja, ku në fakt Albini i ka mbështetur këta të AAA kur ishin në koalicion me ASH-në në zgjedhjet e kaluara, por nuk ja vlejti dhe sërish DUI kur ishte e pashpresë në gjendjen të rëndë në atë kohe i mposhti sërish.
Albin Kurti i njeh mirë xhonturqit e Besës dhe AAA-së, por nuk jep pesë pare për agjendat e tyre dhe nga financohen ata, atij i intereson hija që ato do te mbajnë me emrin e LVV në “drzhavën Severna”, fitojnë apo jo, rendësi ka pjesëmarrja e aktivistëve të tij në këto zgjedhje si pjesë e shtrirjes së emrit të tij dhe VV në këto anë paçka se mund të pësoj debakël si në Shqipëri.

Këto qëndrime nuk janë mbeshtetje për DUI-n dhe Ali Ahmetin por janë pasqyrë e realitetit shqiptar në këto treva, ku asnjë subjekt politik shqiptar nuk i ka mbrojtur deri tani interesat kombëtare ndaj dhe qëndrimi im është se shqiptarët kanë ngelur “jetime” dhe nuk ka kush t’i mbrojë nga pushteti.

Ndaj, tani për tani nuk ka asnjë subjekt politik që duhet votuar, të gjithë kanë tradhtuar dhe ky përkufizim duket sheshit ndaj shqiptarëve me statusin inferior të qytetarit të dorës së dytë, falë qëndrimit joatdhetar dhe joburrëror të subjekteve tona politike!

Prandaj, veç bojkotit këta shushonja të babëzitura për para dhe pushtet do të vazhdojnë t’i pijnë gjakun shqiptarëve në të gjitha fushat! Medai Shaholli