Lidhur me padinë e paralajmëruar nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi për shkak të mungesës së librave, tha se ende nuk ka arritur padia dhe se punohet aktivisht për përpunimin e atyre librave.

“Kemi numër rekord prej një milion e 600 mijë librave, këtë vit thirrja për klasën e shtatë tashmë ka filluar në muajin e dhjetë dhe po vazhdon, programet janë dorëzuar në Ministri”, tha Shaqiri.

Ministri po ashtu informoi se do ta shfrytëzojë të drejtën që secili të mësojë në gjuhën amë në shkolla, duke shtuar se në Komunën e Çashkës, derisa po punohet për zgjidhje të përhershme, nuk duhet të ketë ndërprerje të mësimit.