Ministrja e Mbrojtjes në RMV, Sllavjanka Petrovska sot ka folur për gjendjen aktuale të sigurisë, mbështetjen për Ukrainën, por edhe për situatën politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, 2024.

E pyetur nëse ka ndonjë aktivitet të mëtejshëm që do të nënkuptonte vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, ajo tha se “Republika e Maqedonisë së Veriut është e palëkundur në aspektin e mbështetjes dhe ndihmës që i ofrojmë Ukrainës. Stërvitja ka përfunduar së fundi dhe për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus, ne patëm mundësinë që të zhvillojmë një trajnim të tillë për pjesëtarët e ushtrisë ukrainase këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai u përfundua me sukses dhe u dimensionua sipas kërkesave të paraqitura nga pala ukrainase.

Natyrisht, në periudhën e ardhshme, Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbetet e hapur për të mbështetur Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, pavarësisht nëse do të jetë në ritrajnim dhe trajnim të forcave ukrainase apo me mbështetje dhe ndihmë shtesë ushtarake ne kemi”, tha Petrovska .

Lidhur me procesin e sjelljes së ndryshimeve kushtetuese dhe mundësia që ato të miratohen deri në fund të vitit, Petrovska për “24info” tha se ndryshimet kushtetuese janë e vetmja rrugë për të vazhduar rrugën drejt integrimit europian të vendit tonë.

“Ndryshimet kushtetuese janë e vetmja rrugë për të vazhduar rrugën drejt integrimit europian të vendit tonë. Dhe siç kanë thënë shumë përfaqësues të BE-së dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, nuk ka rrugë tjetër. Mendoj se vendimin përfundimtar i takon aktorëve vendas të skenës politike në vendin tonë. Nëse VMRO ka frikë nga ndryshimet kushtetuese, këtë duhet ta thotë publikisht. Unë nuk kam frikë, sepse me miratimin e ndryshimeve kushtetuese apo me këtë ndryshimet kushtetuese të propozuar, identiteti maqedonas garantohet dhe forcohet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume