Poliklinikat në Shkup do të kujdesen gjatë Vitit të Ri/ Gjatë festave do të funksionojë edhe Njësia e Mjekimit Shtëpiak

Për festat e fundvitit, “Shtëpia Shëndetësore e Shkupit” do të punojë 24 orë. Më 31 dhjetor gjatë ditës dhe gjatë mbrëmjes së vitit të ri, si dhe më 1 janar, kujdestari do të mbajnë edhe ordinancat në poliklinikat Bit Pazar, Çair, Jane Sandanski, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov dhe Draçevë. Gjatë festave, do të funksionojë edhe njësia për mjekim shtëpiak. Na Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në vend do të ketë edhe ekipe kujdestare për sigurimin e mbrojtjes së nevojshme shëndetësore të pacientëve.