Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë publikuar rezultatet e konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor  2023-2024 dhe gjenden  linkun.

Nxënësit të cilët  kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit  të bursës duhet të printojnë dhe plotësojnë TRE kopje të marrëveshjes për bursën përkatëse (marrëveshjet janë publikuar  së bashku me rezultatet e konkurseve) dhe së bashku me kopjen e llogarisë rrjedhëse personale t’i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , më së voni deri më  29.12.2023  (drejtpërsëdrejti në zyrën administrative në MASH  ose me postë – dërgesë rekomandues me letër kthyese në adresën  Rr.  ” Shën  Kirili dhe  Metodi” nr. 54, 1000. Shkup).

Kandidatët të cilët janë  refuzuar do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesë që nga dita e marrjes së Aktvendimit nga MASH-i  ku do të tregohet arsyeja pse nuk është pranuar aplikimi.

Aktvendimet   për  aplikimet e pranuara edhe për aplikimet e  refuzuara për momentin  janë duke u përgatitur dhe do të dërgohen gjatë periudhës në vazhdim.

 

Për të gjitha informatat shtesë  dhe për mbështetje, kontaktet e punonjësve të Sektorit  për standardin e nxënësve dhe studentëve, si dhe të gjithë punonjësve të tjerë të MASH-it,  janë të publikuar në këtë link, ndërsa pyetjet mund të parashtrohen edhe në adresën elektronike  [email protected].   

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës