Ngjarja e sotme ku nipi i Ali Ahmeti, Drin përveç milionave me tenderë e forma të tjera, po merreshka edhe me kontrabandë të mjeteve piroteknike! Ky është skandal i pafalshëm. Kjo tregon se morali dhe etika tek këto pushtetarë paska ikur moti.

Kërkojmë që MPB dhe organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre deri në fund. Përgjegjësia është e pashmangshme. Nëse nuk ka përgjegjësi atëherë do të thotë se edhe krerët e institucioneve përkatëse bashkëpunojnë me Drin dhe Ali Ahmetin në kontrabandë, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume