Studentët për realizuar të drejtën e kompensimit financiar të transportit aplikoni në mënyrë elektronike, afati i fundit është 25.12.2023
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se studentët që aplikojnë për realizimin e të drejtës për kompensim financiar për mbulimin e pjesës së shpenzimeve të transportit ndërqytetës, aplikojnë vetëm në mëyrë elektronike përmes portalit.e-uslugi,mon.gov.mk.
Aplikimi zgjat deri të hënën, 25 dhjetor 2023.
Studentët duhet të bashkëngjisin vërtetim për student të rregullt në universitet shtetëror; Certifikata e shtetësisë; letërnjoftimin ose dokument tjetër identifikimi; faturën e transaksionit dhe dëshmin e shumës së biletës mujore për transportin ndërqytetës nga vendbanimi në vendin e studimit. Si dëshmi , duhet të dorëzohet foto e biletës mujore, llogari fiskale ose “print screen” e çmimeve të publikuara në faqen e internetit të transportuesit. Aplikimi/deklarata NUK BASHKANGJITET