Një 56-vjeçar nga Kërçova është arrestuar pasi i njëjti gjatë gjuetisë ka gjuajtur me armë, pas çka e ka goditur një bashkëfshatar të tij, i cili ka ndërruar jetë.

“Më datë 10.12.2023 në ora 15:00, zyrtarët policorë nga DPB-Kërçovë kanë privuar nga liria D.S.(56) nga Kërçovë. Ai dyshon se rreth orës 14:00 në një brez pyjor në rajonin e fshatit Lugina e Bigorit në Kërçovë, gjatë gjuetisë, nga një pushkë gjuetie ka shtënë një plumb dhe ka goditur D.J.(40) nga i njëjti fshat, pas çka D.J. ka vdekur”, thonë nga MPB duke shtuar se është kryer autopsi ndaj trupit të të ndjerit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume