Themeluesi i PDE-së, Valon Bela sonte ka braktisur partinë e Arjanit Hoxhës që bashkarisht e nisën muaj më parë.

Sipas Valon Belës, në PDE-në janë shkeluir parimet dhe mungon transprenca dhe llogaridhënia.

“Informojmë të gjithë qytetarët se ndrëpresim unanimisht veprimtarinë politike në Partinë Demokratike Evropiane.
Shkelja e parimeve, mungesa e transparencës, llogaridhënies dhe keqmenaxhimit me strukturat partiake ishin disa nga shkaqet për këtë vendim.
Në foto, themelues të PDE, përfaqësues të Grupit Inicues dhe koordinatorë nga komunat përkatëse, anëtarë të forumit të gruas, këshilltar komunal, aktivist dhe kolegë të respektuar” ka shkruar Bela.