Një nënë nga Dellçeva ka ndërruar jetë në Klinikën e Anestezisë dhe Reanimacionit në Shkup, pas gjakderdhjes masive, raporton TS.
Gruaja 27-vjeçare ka pasur lëndim në shpretkë, e cila ka shpërthyer dhe është dërguar në spitalin e Shtipit, prej nga pasditen e djeshme në gjendje të rëndë është transportuar për në Shkup.
Në Shkup është futur menjëherë në sallë dhe në një moment ka pasur gjakderdhje masive.
Rastin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Shtipit, Alen Georgijeev.
Për momentin nuk dihet se për çfarë arsye ka ndodhur lëndimi i lindëses dhe e vetmja gjë që dihet është se për 27-vjeçaren ky duhet të ishte lindja e parë.
I porsalinduri ndodhet në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, ka konfirmuar drejtoresha Stojka Naceva-Fustiq. Ajo tregoi se fëmija është në terapi intensive dhe është në ventilim mekanik./TS