Deri sa Tetova ka probleme me mbeturinat, me kaosin dhe mungese te parkingjeve dhe shumë probleme tjera Komuna e Tetovës nuk e ka luksin ta dekoron qytetin për festat e fund viti. Kështu ka deklaruar kreu Tetovës Bilall Kasami.

“Jo, derisa nuk arrijmë të stabilizojmë qytetin në aspektin financiar, derisa nuk arrijmë të menaxhojmë me sukses me obligimet bazike të komunës që ka të bëjë me mirëmbajtjen e ambienteve publike, me pastrimin e qytetit, me furnizimin me ujë të mjaftueshëm, me rregullimin e infrastrukturës bazike, nuk e shohim të arsyeshme të harxhojmë mjete për çështje që sigurisht janë të rëndësishme për qytetin por jo të domosdoshme,theksoi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami”, u shpreh kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ndërkohë nga SPB-TetovE kanë theksuar se të gjithë ata qytetar që ndezin fishekzjarre në vende publike do të dënohen sipas ligjit të vendit tonE nga 100 deri 250 euro Ne kundEr vlerE ne denar.

“Prokurimi dhe shpërndarja e tyre në treg në sasi të mëdha është në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe për këtë vepër është paraparë dënim me burg prej së paku pesë vjet, njofton policia e Tetovës.Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon para së gjithash nxënësit e shkollave fillore që të largohen nga lodrat e tilla të rrezikshme, të cilat shpeshherë mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin e tyre, gjegjësisht lëndime në duar, sy dhe pjesë të tjera të trupit”, thuhet në apelin e lëshuar nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë”, thuhet në komunikatën e SPB Tetovë.

Që nga ardhja e Kasamit në krye të komunës së Tetovës, qyteti nuk zbukurohet për festat e fund vitit. Por qytetarët festojn qoftë në familje apo në kryeqendrat, si në Shkup, Tiranë, apo Prishtinë.