Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ftuar në emisionin “Top Story”, duke folur për aktualitetet politike ka deklaruar se shqiptarët udhëheqin me gjysmën e resoreve, ministrive në Qeveri.
“Në këtë mandat kemi ministri të re, përpara ka qenë sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ka qenë interes politik i rëndësishëm, që ky sekretariat të shndërrohet në ministri për sistem politik, që drejtohet nga zëvendëskryeministri i parë, e që ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”, tha Ahmeti.
Kreu i integristëve, Ahmeti tha se Kuvendi këtë fund muaj Kuvendi republikan pritet të votojë kryeministrin e parë shqiptarë.
“Me rëndësi janë misionet, funskionet shkojnë e vijnë, misionet janë të përjetshme. Misionet tona ende nuk kanë mbaruar kemi edhe shumë punë për të bërë, kemi akoma vende ku shqiptarët janë deficit, kemi vende që duhet angazhim më serioz.
Në krye të BDI-së kam ardhur me votë të lirë, mandatin gjithashtu e kam marrë në mënyrë direkte nga qytetarët. Nuk ka asnjë dyshim që kam respektuar vullnetin e qytetarëve po edhe bashkëveprimtarëve. Dhunshëm nuk qëndroj në krye të BDI-së”, tha mes tjerash Ahmeti
Lëvizjen e Ahmetit për emrimin e kryeministrit shqiptarë, Duma e vlerësoi të qëlluar dhe në fillim të emisionit Ahmetin e quajti Komandant të lartë të luftës së UÇK-së në Maqedoni dhe Kosovë si dhe person me hierarki të lartë në skenën politike mbarë-shqiptare.