Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar bashkëqytetarët e besimit ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ahmeti në urimin e tij shkruan se të tilla raste duhet të jenë frymëzim për mirësi, solidaritet dhe respekt të ndërsjelltë.

Urimi i plotë:

Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët e fesë ortodokse!

Qofshin të bekuara familjet tuaja nga drita e paqes, shëndetit dhe lumturisë!

Le të jenë këto çaste festive frymëzim për shpërndarjen e mirësisë dhe për thellimin e solidaritetit dhe respektit mes nesh!

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume