Mbrëmë (02-janar) rreth orës 03:10, në Mavrovë, zyrtyrët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë arestuar personat M.R. (19) dhe T.A. (18) nga Shkupi, të cilët kanë qenë të raportuar nga personi N.K. (18) nga Shkupi, se është sulmuar fizikisht para një restoranti. Në të njëjtën kohë janë ndaluar edhe personat S.E. (18) dhe G.H. (19), po ashtu nga Shkupi, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe ndalimit të shokëve të tyre M.R. dhe T.A. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të akuzuarve do të pasojnë parashtresat përkatëse.TS