Nga 150 shtëpi të banueshme para disa viteve kanë ngelur vetëm 5 shtëpi dhe 5 nxënës të këtij fshati. Llomnica është një fshat që po shuhet dhe po shuan edhe oxhakun e fundit të këtij dimiri. Nuk dihet nëse vitin e ardhshëm nga një oxhak do të del tymi.
Ky fshat i boshatisur sipas dy tre banorëve thonë është shkaku i menaxhimit të keq të politikës shqiptare që kurrë nuk investuan në këto fshatra malore andaj edhe të gjithë ikën disa në mërgim e disa në qytete.
Llomnica ka vetëm pesë nxënës të shkollës fillore edhe ata mund të jenë nxënësit e fundit që do të ulen në bankat e shkollës së LLomnoicës pas tyre nuk dihet nëse do të ketë më.
Për të gjithë këtë mund të ndiqeni videon e realizuar nga gazetari i portali TetovaSot dhe TS, Nevrij Ademi.