Një person është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi ka rezultuar si i kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari në një moment i ka ofruar një shumë prej 10 euro zyrtarit policor, në këmbim të mundësisë për ta kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume